13 vjeçari shoqërohet me forcë nga "Shqiponja": Ku më çoni, nuk kam bërë asgjë?
Vazhdon ende protesta në Tiranë për vrasjen e Klodian Rashës,
ndërsa policia vijon të bëjë
shoqërime me dhunë të të rinjve të cilët janë jo më shumë se 14 vjeç.
Forcat "Shqiponja" kanë shoqëruar një të mitur, i cili deklaroi se është 13 vjeç.
Policia ndjek të rinjtë dhe ka kryer disa
shoqërime.
Pas kësaj, i riu është mbajtur për hekurave të bulavardit,
ndërsa policia e ka shoqëruar në makinën e forcave policore.
I riu pretendoi gjithashtu edhe se nuk ka bërë absolutisht asgjë.
Policia po kontrollon të rinjtë e dyshuar se kanë marrë pjesë në protestë.
Shtuar më 12/12/2020,
ora 23:00