13 vite nga sulmet e NATO-s, qeveria: Kapitulloi Sadami i Ballkanit
Si sot 13 vite më parë nisi ofensiva ajrore e NATO-s mbi ish-Jugosllavi. Në kujtim të kësaj ditë nëpërmjet një njoftimi për shtyp qeveria shqiptare e ka cilësuar këtë ditë si një ditë e shndërrimit të lirive dhe të drejtave të njeriut të shqiptarëve në Kosovë në cështje madhore të Aleances së Atlantikut të Veriut.

Qeveria shqiptare përkujton 13 vjetorin e fillimit të ofensives ajrore të NATO-s mbi ish-Jugosllavi në mbrojtje të popullit të Kosovës. Sot është 13 vjetori i fillimit të ofensivës ajrore të Aleances së Atlantikut të Veriut në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve në Kosovë nga barbaritë e Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Milloshevicit”

Sipas qeverisë shqiptarë, këto sulme të kombinuara me qëndresën heroike të luftëtarëve të lirisë së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës në terren, bënë që në një afat kohor relativisht të shkurtër Sadami i Ballkanit t’i firmosi kapitullimin dhe të marrë fund regjimi i tij kolonial në Kosovë.

Në këtë njoftim qeveria shpreh mirënjohje edhe ndaj ish-Presidentit të SHBA-ve Bill Clinton që udhëhoqi Aleancen në betejen për clirimin e Kosovës si edhe përfaqësuesit e NATO-s. /albeu.com/
Shtuar më 24/03/2012, ora 15:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori