13 vite e braktisur nga burri, vajza kërkon të rikthehet tek babai: Bëj ç’të duash, skam ç'të bëj
Si çdo të dielë në “Të dielën shqiptare” realizohet rubrika “Shihemi në Gjyq” ku trajtohen histori të ndryshme njerëzore, konflikte dhe probleme të shoqërisë.

Këtë të dielë një histori e dhimbshme po zhvillohet ku një vajzë, tashmë nëna e një djali 13 vjeçar i kërkon ndihmë babait të saj 72-vjeçar pasi e braktisur nga bashkëshorti prej 13 vitesh, nuk ka një shtëpi ku të fusë kokën.

Kjo histori tragjike i ka fillesat në 6 mars 2005, ku ajo lidhi kurorën më bashkëshortin e saj i cili vetëm pas 13 muajsh pas lindjes së djalit e braktisi duke u nisur për Greqi.

Nëna e re tregon se çdo gjë ndodhi kur djali i saj ishte 4 muajsh dhe asaj iu desh të kthehej tek familja e prindërve për 3 dit për shkak se nëna e saj ishte shumë sëmurë.

Ajo rrëfen se kur u kthye në shtëpinë e burrit nuk e gjeti atë aty dhe ishin komshijtë ato që i treguan se bashkëshorti I saj ishte nisur për në Greqi. Pas kësaj ajo thotë se kanë burri e ka marrë disa herë në telefon për 2 vite duke i premtuar se do kthehet por pastaj nuk është bërë më i gjallë.

“Pas 13 muajsh erdha tek babi, 3 ditë se kisha nënën shumë sëmurë, unë shkova në shtëpi si gjithmonë, kur ika pas 3 ditësh,më thanë komshijt ka ikur në greqi, me mori në tel mtha jam në greqi po une i thashë, më tha rri tek shtepia e babit”.

Ditën e sotme në “Shihemi në gjyq” ajo gjendet përballë babasë së saj, Cafi, duke i kërkuar atij ndihmë pasi sipas saj pas 13 vitesh ajo smund ta përballojë e vetme rritjen e fëmijës, por babai i saj e refuzon këtë kërkesë me argumentin që ai është shumë i moshuar për të mbajtur veten e tij dhe jo më dhe vajzën e nipin.

Valdetja e mbushur në lot i kërkon llogari babait për shkak se martesa me burrin e saj ka qënë me shkuesi por babai sërish nuk e pranon përgjegjësinë duke u thënë se “ashtu e donte zakoni”.

Valdetja rrëfen se jeton në kushte mizerabël pasi shtëpia I është shembur disa herë ndërsa tokë nuk ka pasi sipas saj ia ka shitur bashkëshorti, për këtë arsye i kërkon ndihmë babait të saj ta ndihmojë sepse nuk mundet të rrisë e vetme fëmijën 13 vjeçar me një ndihmë ekonomike nga shteti./albeu.com/
13 vite e braktisur nga burri, vajza kërkon të rikthehet tek babai: Bëj ç’të duash, skam çtë bëj

Shtuar më 19/02/2017, ora 18:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori