Përmbyset autoboti në hyrje të Himarës

Një kamion është aksidentuar në hyrje të Himarës gjatë mesditës së sotme.

Siç duket nga pamjet, mjeti është përmbysur në vendin e quajtur “Kthesa e Vishës”.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur shoferi i automjetit.

Ndërkohë Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë Himarë:

Më datë 29.05.2022, rreth orës 11:45, në aksin rrugor Himarë–Dhërmi, në vendin e quajtur “Kthesa e Vishës”, ka dalë nga rruga autoboti me drejtues shtetasin R. Dh., rreth 60 vjeç, e për pasojë është dëmtuar drejtuesi i autobotit, i cili ndodhet në Spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/