13 raste te dyshuara me grip te derrit ne Shqiperi
Albeu.com
Sot mbërrin nga Bukureshti përgjigja për 13 rastet e tjera të dyshuara me virusin A/H1 N1 ne Shqipëri. Analizat për personat e dyshuar janë dërguar ditën e premte në laboratorin e referencës për Evropën Juglindore në Rumani nga ...... specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, ndërsa të sëmurët i janë nënshtruar mjekimit të duhur duke qenë se janë të dyshuar si mbartës të sëmundjes që ndryshe njihet si gripi i derrit.

Në Shqipëri janë konfirmuar 8 raste të kësaj sëmundje, ndërsa mendohet që pjesa me e frikshme e përhapjes së gripit të jetë pikërisht gushti dhe shtatori kur fluksi i emigrantëve të arrijë pikën kulminante. Ndërsa mbivendosja në organizmin e njeriut të dy viruseve të gripit e përkeqëson më shumë gjendjen shëndetësore të të sëmurëve.

Specialistet e infeksionit këshillojnë që në të tilla kushte mënyra më e mirë për parandalimin është aplikimi i vaksinës ndaj influencës sezonale, veçanërisht për moshat e riskut,qe janë fëmijët e vegjël, të sëmurët kronike dhe të moshuarit mbi 65 vjeç. (news24)
Shtuar më 03/08/2009, ora 16:51
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori