13 kg marijuanë, arrestohet në Itali 24-vjeçari shqiptar
Arrestohet një 24-vjeçar shqiptar, pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin udhëtonte, policia italiane gjeti lëndë narkotike.

Mediat italiane, bënë me dije se dyshimet e policisë nisën kur pikasën një makinë që kryente herë pas here manovra në rrugë, e cila ju ka tërhequr vëmendjen për ta ndaluar. Sapo drejtuesi ka hapur xhamin, agjentët e policisë kanë vërejtur nervozizmin e tij, ndërsa era që vinte nga brendësia e makinës nuk të linte asgjë dyshim se bëhej fjalë për marijuanë.

Pas kontrollit policia ka sekuestruar plot 13 kile marijuanë të ndarë në 12 pako. Policia italiane bën gjithashtu me dije se prangosi shqiptarin Z.J. 24-vjec.

Policia gjithashtu bëri me dije se shqiptari drejtonte mjetin e një italiani i cili aktualisht ndodhet në paraburgim, për një vepër tjetër penale. I riu shqiptar nuk ka dhënë shpjegime në lidhje me mjetin.

Policia ka zbuluar se i riu ishte me qëndrim të rregullt në Shqipëri, por kishte hyrë disa herë në Itali dhe kishte qëndruar aty për periudha të shkurtra. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2014, ora 13:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori