13 grabitje në Durrës, arrestohet 34 vjeçari
Policia ka arrestuar në flagrancë një 34 vjeccar në Durrës i akuzuar për grabitjen e 13 banesave në Durrës.

Shtetasi D.T., 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale" Vjedhja".

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale telefona celularë dhe vlera monetare.

Njoftimi i policisë
Falë bashkëpunimit Polici-Komunitet, finalizohet operacioni "Periferia" për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave

Zbardhen 13 vjedhje banesash në qytetin e Durrësit.

Arrestohet në flagrancë 34-vjeçari, në tentativë për të vjedhur në një banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, falë bashkëpunimit me qytetarët kanë arrestuar në flagrancë një shtetas, i cili gjatë natës vidhte banesa në qytetin e Durrësit.

Është arrestuar shtetasi D.T., 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale" Vjedhja".

Më datë 23.08.2019">2019 ky shtetas është kapur në flagrance, në lagjen Nr.15 Durrës, në tentativë për të vjedhur banesën e shtetasit A.S, si dhe po gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm kishte vjedhurbanesën e shtetasit M.Q., dy telefona celularë dhe vlera monetare.

Pas një pune profesionale dhe hetimore të kryer nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gyqësor Durrës, dyshohet se shtetasi D.T., gjatë dy muajve të fundit ka realizuar edhe disa vjedhje të tjera banesash në periferi të qytetit të Durrësit, i cili gjatë natës futej nëpër banesa nëpërmjet dritareve, kur njerëzit ishin në gjumë dhe vidhte sende me vlerë.

• Më datë 04.07.2019">2019, gjatë natës, në lagjen Nr. 15, Durrës, dyshohet se ka vjedhur banesën në pronësi të shtetasit A.T., ku ka marrë një televizor plazma.

• Më datë 28.07.2019">2019, në fshatin Xhafzotaj, Durrës, dyshohet se ka vjedhur vlera monetare në banesën e shtetases Z.I.

• Më datë 10.08.2019">2019, në lagjen Nr. 18 Durrës dyshohet se ka vjedhurbanesën e shtetasit E.M., 20 vjeç, një telefon celular dhe vlera monetare.

• Më datë 11.08.2019">2019, dyshohet se ka vjedhur një televizor në banesën e shtetasit G.V.

• Më datë 11.08.2019">2019, dyshohet se ka vjedhur një televizor në banesën e shtetases L.K.

• Më datë 20.08.2019">2019, gjatë natës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A.M., banues në lagjen Nr.14/1.

• Më datë 21.08.2019">2019, gjatë natës, në Arapaj, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një televizor plazma dhe disa bizhuteri banesën e shtetasit N.A.
• Më datë 21.08.2019">2019, gjatë natës, në lagjen Nr.15, Durrës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetases B.C.

• Më datë 21.08.2019">2019, gjatë natës, në lagjen Nr.15, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një televizor plazma dhe një celular në banesën e shtetasit Z.M.
• Më datë 22.08.2019">2019, gjatë natës, në fshatin Rrashbull, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A. Q. dhe ka marrë disa bizhuteri.

• Më datë 22.08.2019">2019, gjatë natës, në fshatin Rrashbull, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetases R.S. dhe ka marrë dy telefona celularë dhe vlera monetare.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale telefona celularë dhe vlera monetare.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale"Vjedhja".


Shtuar më 23/08/2019, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori