Publikoi foto duke puthur Vuçiç, pas “shpërthimit” të rrjetit reagon motra e Emina Çunmulajt

Motra e modeles së njohur Emina Çunmulajt, Pepi, ditën e djeshme publikoi një foto e cila nuk u prit aspak mirë nga shqiptarët.

Ajo postoi në rrjetet sociale një foto duke puthur një poster të Aleksandër Vuçiç me mbishkrimin

“Kush është presidenti i ri i Serbisë? E ardhmja është e ndritur”, motra e modeles Emina Çunmulaj, Pepi ka bërë një reagim.

Përmes një shkrimi të gjatë në Instagram, Pepi e cila jeton prej kohësh në Beograd i ka kërkuar falje shqiptarëve duke sqaruar se është keqkuptuar pasi e gjitha ishte sarkazmë.

Reagimi i plotë:

Të nderuar miq, më lejoni që të sqaroj postimin tim të fundit, i cili është keqinterpretuar dhe publikuar nëpër media të cilat tash sulmojnë pa të drejtë motrën time Emine Çunmulaj, e cila ka bërë aq shumë dhe vazhdon të kontribuojë me shpirt për shqiptarët.

Unë kam bërë postimin me ironi ndonëse jetoj në një vend ku sarkazma ka konotacion tjetër. Unë kam menduar se sarkazma ime do të kuptohet drejtë pa e menduar se mund të keqinterpretohet.

Unë vij nga një familje patriotike dhe në asnjë moment nuk kam menduar të idealizoj një kriminel siç është Vuçiçi. Postimi është bërë me ironi. Kërkoj nga mediat të mos e shfrytëzojnë postimin tim për të sulmuar motrën time, e cila ka dëshmuar misionin e saj fisnik për shqiptarët.

Kërkoj ndjesë të gjithë miqve, familjarëve dhe shqiptarëve të cilët janë ndjerë të fyer nga postim im, por ua them edhe një herë që në asnjë moment nuk e kam menduar se do të keqkuptohet sarkazma që kam bërë me atë postim.

Pepi Çunmulaj.