1200 kollare e 300 këmisha, ky është profesori më trendy në Shqipëri
Ai është padyshim profesori më “trendy” në Shqipëri. Me shpirt artisti, profesori i muzikës në Cërrik Taulant Monçi, njihet për veshjet me ngjyrat nga më të veçantat, kombinuar deri në detaje me biccikletat e tij.

I ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan profesori zbuloi disa detaje rreth veshjes së tij.

Ai tha se në garderobën e tij ka 1200 kollare, mbi 300 këmisha dhe 57 kostume, pa harruar 2 biçikletat e tij të kuqe dhe blu, të cilat i kombinon me veshjet.

“Nëna ime ka qenë rrobaqepëse dhe me copat që tepronin më qepte rroba, ku kapakët e këmishave dhe jakat ishin një ngjyrë, mëngët po ashtu ishin një ngjyrë, përparësja e këmishës ishte një ngjyrë dhe kurrizi një ngjyrë tjetër.

Në ato vite unë dukesha më mirë se pedagogët. Ata që më dëgjojnë e dinë se kush jam unë. Mamaja ime kur qepte këndonte.

Në ato vite për t’u futur në muzikë kishte konkurs dhe jo se ishe çuni filanit.

Unë deri tani në garderobën time kam 1200 kollare, mbi 300 këmisha dhe 57 kostume. Biçikletat i kam si fëmijë, janë kënaqësi e shpirtit tim prej 64 vitesh”, tha Monçi. /albeu.com/



Shtuar më 10/10/2017, ora 09:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori