12 vite burg? Prokuroria jep sot pretencën për Tahirin
Saimir Tahiri është paraqitur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda me avokatin e tij në krah, kur pritet të jepet edhe pretenca e prokurorisë për akuzat ndaj tij.

Tahiri shoqërohej nga avokati i tij Maks Haxhia ndërsa kjo është paraqitja e parë e Tahirit tek Krimet e Rënda pas pushimeve verore.

Mësohet se ndaj Tahirit prokuroria pritet të kërkojë 12 vite burg me akuzën e "korrupsionit të zyrtarëve të lartë". Nëse gjendet fajtor me këtë akuzë, Tahiri do të dënohet me 8 vite burg për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar.

Pretenca për Tahirin u shty që në korrik me nisjen e pushimeve verore.

Sot pritet që prokuroria të paraqesë konkluzionet e saj ku do të shfaqë edhe kërkesën e saj se me sa do të dënohet Tahiri.
Shtuar më 10/09/2019, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori