12 të arrestuar pas urdhërit të Tahirit për goditjen e krimit
Pas një urdhëri të Ministrit të Brëndshëm, Saimir Tahiri, një operacion i mirëorganizuar i policisë ka përfunduar me prangosjen e 12 personave.

Me fokus të veçantë në goditjen e çdo elementi kriminal, bëhet me dije se ky operacion do të zgjasë disa ditë. Policia e Shtetit bën me dije se janë arrestuar 12 persona, 5 për armëmbajtje pa leje, 2 për armë të ftohta (thikë) dhe 3 për shkelje rrugore, si dhe janë ndaluar 2 persona në kërkim për trafik të lëndëve narkotike. Në 3 raste janë kapur armë dhe municione pa leje, në qytetin e Shkodrës një pistoletë me 1 autorarrestuar, si dhe ne Elbasan në dy raste, një me 3 autorarrestuar në flagrancë ku janë kapur me 800 fishek, 10 kapsolla detonatore dhe 1.7 kg ZHIVE, dhe një rast me 83 kapsolla detonatore me fitila të gatshëm për të kryer plasje, ku është arrestuar në flagrancë 1 autor.

Policia shton se në total janë kontrolluar 235 ambjente, kryesisht bare, lokale nate dhe te lojërave te fatit. Ndërkaq janë kontrolluar 1345 automjete dhe janë bllokuar për mungesë dokumentacioni 10 automjete. Gjithashtu janë kontrolluar 938 persona për kontrollin e identitetit dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë 45 shtetas për mungese te dokumentit te identifikimit.

Qindra forca policore janë angazhuar në kontrolle në kryqëzime, klube, makina, banesa, për armë dhe të kërkuar. Në operacionin në fjalë marrin pjesë forcat Renea, Forcat Speciale, FNSG dhe ato të Rendit. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2015, ora 17:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori