12 pako kanabis në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Muriqan
Policia Kufitare në Muriqan ka vënë në pranga një të ri nga Paskuqani i Tiranës i identifikuar si Arel Bitri.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 27 vjeçari ka tentuar të kalojë 10 kg kanabis të fshehura nën makinë, në doganën e Muriqanit.

Pas operacioneve të marra në rrugë operative, Policia Kufitare e Muriqanit bashkë me Policinë e Shkodrës e kontrolloi makinën e tij, Vokswagen me targa AA 108 PF, ku zbuloi të fshehura në dy anësoret poshtë dyerve të automjetit, 12 pako me kanabis me peshë 10 kg.

Materialet proceduriale iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve" i parashikuar nga neni 283/a i kodit penal./albeu.com/


Shtuar më 22/03/2017, ora 12:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori