12 mijë dollarë për në SHBA, kush janë 5 "kapot" që drejtonin trafikun
Detaje të tjera zbardhen nga skema e pesë grupeve të trafikantëve të qenieve njerëzore, të cilët kundrejt pagesave ndihmonin shtetas të ndryshëm që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufijtë.

Janë zbardhur detaje të reja nga skema e 5 grupeve kriminale në Shqipëri që trafikonin qënie njerëzore në SHBA, Kanada e Angli.

Në një operacion të organizuar, policia vuri në pranga 39 të arrestuar të cilët ishin të shpërndarë në pesë grupe kryesore.

Mësohet se krerët e grupeve ishin Nik Bushi, Fuat Zaimi, Ardian Corri, Eno Muçollari dhe Luan Qyrku.

Këta të pestë kishin rolet organizative të grupeve që trafikonin klandestinë kryesisht nga Shqipëria drejt Britanisë, Kanadasë dhe SHBA-ve.

Shumat që paguanin emigrantët për kalimin e kufijve silleshin nga 7 mijë dollarë deri në 12 mijë dollarë, në varësi të shtetit ku kërkonin të shkonin. /albeu.com/

Shtuar më 22/03/2018, ora 09:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori