Situata e Pogba, zbulimi i nënës për vëllain Mathias!

Për Paul Pogba vazhdon të përflitet, por jo ende për paraqitjet e tij në fushë. Historia që përfshiu atë dhe vëllain e tij të madh Mathias Pogba në fakt ka krijuar shumë habi në Francë.

Mesfushori i Juventusit në fakt ishte viktimë e zhvatjes nga vëllai i tij Mathias dhe tre persona të tjerë, të cilët u ndaluan në kuadër të hetimeve për zhvatjen e raportuar nga lojtari i Juventusit.

Për këtë ka folur edhe nëna e ish-lojtarit të Manchester United, Yeo Moriba. E intervistuar nga TF1, nëna e vëllezërve Pogba donte të mbronte të dy fëmijët. Më poshtë një fragment nga fjalët e saj.

Rreth Paul Pogba

“Paul ka filluar të rikuperohet psikologjikisht, pak nga pak. Kjo histori e mundoi atë. Nuk na tha menjëherë se po shantazhohej. Askush nuk e dinte, madje as vëllezërit e tij”.

Rreth vëllait Mathias

“Mathias u manipulua, u kërcënua. Unë jam shumë e shqetësuar për të. Ai vrapoi nën kërcënim, e njoh dhe jam gati të betohem për këtë. Për mua të dy fëmijët e mi janë viktima dhe kjo më mundon. Djali im nuk njeh banditizëm”. /G.D albeu.com/