11 vjet që kur vdiq gjatë aksidentit me Pashkon, kolegia kujton mjekun
Pëlqej
Mjekja Albana Myftiu ka kujtuar kolegun e saj Sander Baloi, i cili vdiq gjatë ushtrimit të detyrës 11 vjet me parë.

Tragjedia ndodhi teksa ai po udhëtonte me helikopter nga Shqipëria drejt Italisë, pasi po shoqëronte pacientin Gramoz Pashko, por udhëtimi nuk shkoi si duhet dhe helikopteri u rrëzua në det.

Në bordin e helikopterit përveç Pashkos, kanë qenë edhe 5 persona të tjerë, pilotë dhe mjekë. Ata ishin Vangjel Condi pilot, Demush Reba pilot, inxhinieri Qemal Koni, mjeku Sander Baloi si edhe djali i Pashkos Ruben Pashko.

Aksidenti ka ndodhur 10 vjet më parë dhe sot mjekja kujton vdekjen e mjekëve dhe pilotëve.

Statusi i plotë

11 vjet me pare, me 16 korrik 2006, humbi jeten ne krye te detyres kolegu im anestezist dhe njekohesisht miku im Sander Baloi.
Ai e dha jeten e tij ne perpjekje per te dhuruar nje jete!
Cdo 16 korrik te kujtoj Sander, sepse ishe i rralle.
Na mungon te gjitheve
Pushofsh i qete! /albeu.com/

Shtuar më 17/07/2017, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori