11 vjet nga tragjedia e 9 Janarit, familjarët: Prokuroria të rihapë dosjen
Nesër mbushen plot 11 vjet nga tragjedia e 9 janarit 2004, ku humbën jetën 28 persona, familjarët e viktimave kërkojnë ende drejtësi. Atë natë të errët dimri një gomone e nisur me 36 persona në mënyrë klandestine nga brigjet e Palasës në jug të vendit drejt Italisë do t’u kushtonte jetën në mënyrë tragjike 20 shqiptarëve, ndërsa 8 të tjerë do të zhdukeshin në det të hapur pa u gjetur edhe sot e kësaj dite.

Nikoll Mhillaj dhe Ndoc Bjeshka në emër të familjarëve të viktimave dolën sot në një deklaratë për mediat, në përkujtim të të afërmve të tyre, duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare dhe prokurorisë që të hapin dosjen dhe të vihen para drejtësisë autorët e kësaj ngjarjeje.

Për shkak të motit të keq, dallgëve të larta dhe errësirës, udhëtimi i tyre drejt shpresës, për të cilin kishin paguar nga 1500 euro, përfundoi në ujërat e thella të Jonit. Të gjithë viktimat ishin nga zona e Shkodrës, të moshës 15 deri në 33 vjeç. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 15:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori