11 vjet nga Lumturimi i Nënë Terezës, Basha: Vepra e saj, frymëzim për të gjithë
Në 11-vjetorin e Lumturimit të Nënë Terezës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thekson se vepra e saj është sot më shumë se kurrë frymëzim për të gjithë.

"11 vjet më parë, Papa Gjon Pali II lumturoi Nënë Terezën, simbolin e përkushtimit ndaj të varfërve dhe të dashurisë për Zotin, duke i hapur rrugën shenjtërimit të saj. Nuk ka një tjetër në historinë njerëzore që t’i ketë kushtuar jetën të varfërve, si Nënë Tereza. Vepra e saj është sot më shumë se kurrë frymëzim për të gjithë ne, që të përkushtohemi ndaj njerëzve në nevojë dhe te vobektëve që po shtohen çdo ditë në vendin tonë, të angazhohemi më shumë për zhvillimin ekonomik dhe punësimin e qytetarëve tanë", shkruan Basha në Facebook.

"Bekimi i Zotit dhe Nënë Terezës qoftë me ne, për të na e lehtësuar rrugën për t’u shërbyer sa më mirë qytetarëve tanë dhe për një të ardhme më të mirë për kombin tonë2, vijon më tej shefi i Opozitës. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2014, ora 10:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori