11 vjedhje banesash, kapen "skifterët" e Durrësit
Policia ka vënë në pranga dy persona pasi akuzohen për dhjetëra vjedhje në Durrës.

Policia bën me dije se kanë qenë banorët e Durrësit që kanë njoftuar për dy hajdutët.

Janë dokumentuar 11 vjedhje banesash dhe lokalesh, të dyshuara të kryera nga Amarildo Veizi dhe Edmond Piraniqi.

Operacioni "Home" është realizuar falë punës së bërë në kuadër të rritjes së bashkëpunimit midis policisë dhe qytetarëve. Ditën e djeshme, një qytetar sapo ka pikasur një person, i cili po hynte nga ballkoni i një apartamenti në ndërtim ka njoftuar Sallën Operative.

Uniformat blu më të marrë njoftim menjëherë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura hetimore duke e arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar, në pallatin në të cilin ishte futur, konkretisht Amarildo Vezin, 27 vjeç, banues në Durrës. /albeu.com/

Shtuar më 15/02/2018, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori