11 plumba tre vite më parë, "përsëritet" historia për të fortin e Vlorës
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i dysfishtë që ndodhi sot në Vlorë.

Viktima të këtij atentati kanë mbetur i Orest Rexho dhe A. Hasan, ndërsa objektivi mësohet të ketë qënë Armando Sulejmani i cili mbeti i plagosur rëndë.

Armando Sulejmani rezulton emër i njohur për policinë e Vlorës pasi ka precedencë penale ndërsa mësohet se në maj të 2016 ai i ka shpëtuar një atentati tjetër.

Sulejmani, i njohur me nofkën “Çipuri”, u qëllua me plotë 11 plumba në 2016 nga dy persona, por shpëtoi pasi u kundërpërgjigj breshërive të armëve.

Ngjarja në atë kohë ndodhi në hyrje të pallatit ku Sulejmani banonte.

"Cipuri" njihet si një nga anëtarët e Bandës famëkeqe të Gaxhait, drejtuar nga Gazmend Braka, rivalë të Zani Çaushit dhe të akuzuar për vepra të rënda të kryera në vitin 1997.

Gjithashtu bëhet e ditur se ai ka kryer një dënim prej 20 vitesh në burg. /albeu.com/

Shtuar më 17/02/2019, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori