Sherri nisi për të dashurën e viktimës, detaje nga vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit, Stiven Toshkësi, i cili u godit për vdekje me thikë nga dy 18-vjeçarë, Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj.

Maze është arrestuar, ndërsa autori tjetër është në kërkim nga Policia. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orë 00:35 në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, Tiranë.

Por cila është zanafilla e sherrit mes të rinjve që përfundoi me vdekjen e 20-vjeçarit? Konflikti mes Enzi Maze, Axel Hoxhaj dhe Stiven Toshkësi, ka ndodhur për një vajzë.

Konkretisht njeri nga dy 18 vjeçarët ngacmonin të dashurën e 20-vjeçarit. Të rinjtë ishin konfliktuar gjithashtu për këtë shkak edhe dy javë më parë në rrugën e Elbasanit në Tiranë./albeu.com/