11 kg heroinë në kamion, lihet në burg shoferi durrsak
Pëlqej
63-vjeçari, Bujar Shizavari është lënë në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Shizavari u kap me 11 kilogramë heroinë në portin e Durrësit, sasi e cila do të transportohej drejt Italisë.

Deklarata e policisë

Policia Kufitare e Portit Durrës godet një tjetër tentativë të trafikut ndërkombëtar të drogave të forta.

Sekuestrohen rreth 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Gjetja e lëndës narkotike gjatë kontrollit në vijë të dytë nga Policia Kufitare.

Kontrolli i imtësishëm mbi bazën e informacioneve të Policisë Kufitare në bashkëpunim me DVP.Durrës dhe agjensitë e tjera ligjzbatuese.

Me datë 11.02.2018, shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës, në vijim të kontrrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative në bashkëpunim me agjensitë e tjera ligjzbatuese gjatë kontrollit në vijën e dytë të kamionave rezultoi se:

Në kabinën e kamionit “MAN”, me targë AA 943 OO nën krevatin e shoferit në një vend të fshehtë pas kontrollit të imtësishëm me qenin antidrogë dhe fibroskop u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar Heroinë.

Kamioni drejtohej nga shtetasi Bujar Shazivari, 63 vjeç, banues në Durrës.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Nga kontrolli i imtësishëm u gjetën 10 pako të mëdha dhe një pako e vogël ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, ku është sekuestruar në cilësinë e provës materiale ku do kryhet dhe peshimi i plotë i saj.

Kamioni me ngarkesë 15 koli me qese plasmasi me destinacion Firenzze-Itali.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Njëkohësisht është shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët Italianë për të zhvilluar hetime të përbashkëta në lidhje me këtë rast. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2018, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori