Ka humbur jetën një shtetase
moldave që u qëllua me thikë në banesën e saj nga një
shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur më 3
shtator, ku Aliona Oleinic u godit nga 27-vjeçari
shqiptar,
Roland Bushi dhe pas kësaj iu nënshtrua 6 ndërhyrjeve kirurgjikale por nuk mundi ti shpëtojë plagëve të rënda
Mësohet se në mbi trupin e viktimës do të kryhet autopsia, e cila do të vihet në dispozicion të procedurave hetimore.
Roland Bushi, shqiptari që goditi me thikë një grua
moldave më datë 3
Shtator të këtij viti në Chietti të Italisë, sipas Policisë ishin njohur me shtetasen
moldave në rrjete sociale dhe kishin krijuar lidhje së bashku.
Bushi, i marrë në pyetje në hetuesi ka deklaruar se e ka goditur moldaven me mjet prerës për shkak se ndihej xheloz për të.
Shtuar më 21/10/2019,
ora 21:27