105-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë bën bashkë PS-LSI në Elbasan
PS-LSI janë bërë bashkë në Elbasan. Festat e 28-29 Nëntorit duket se kanë “thyer akujt” mes tyre ku kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shfaqur paraditen e sotme përkrah kryetarit socialist të bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, në kuadër të festimeve për festën e Pavarësisë.

“Një ditë historike na rikthen në identitetin tonë kombëtar. Kjo është ditë e rëndësishme dhe tregon se në 105 vite histori, ne të reflektojmë si klasë poltike dhe si popull për arritjet dhe gabimet tona.

Në këtë ditë pavaresie të jemi të lirë në mendimet tona të këqija për të zhvilluar dhe për të ecur përpara”, u shpreh Kryemadhi. /abeu.com/


Shtuar më 28/11/2017, ora 11:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori