105-vjetori i pavarësisë, Rama bashkon flamujt dhe uron shqiptarët (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka uruar me anë të një postimi në Facebook festën e pavarësisë së Shqipërisë.

Sot në 105-vjetorin e pavarësisë, kryeministri Edi Rama ka bashkuar flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

“Të gjithë shqiptarëve kudo janë, nga Vlora, u uroj gëzuar 105 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë”- shkruan Rama në Facebook.

Më 28 Nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali dhe udhëheqësit e tjerë shqiptarë nga të gjitha vendbanimet shqiptare ngritën flamurin në Vlorë, duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. /albeu.com/


Shtuar më 28/11/2017, ora 11:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori