10.2 ton drogë drejt Italisë, lirohen 10 doganierë
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka liruar 10 nga nga 21 të arrestuarit me kërkesë të Prokurorisë dy muaj më parë si të përfshirë në trafikun e 10.2 ton drogë nga Durrësi me kamion drejt Italisë.

Mësohet se në mesin e personave të liruar janë agjentë doganorë, punonjës të doganës dhe efektivë të policisë me detyrën e kontrollorëve.

Ndërkohë, në qeli për këtë akuzë raportohet se kanë mbetur vetëm 5 persona pasi të tjerë kanë përfituar ndryshim mase nga arrest me burg në arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike.

Sipas Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, lirimi i tyre është vendosur pasi s'ka prova që i lidhin me trafikun e drogës. /albeu.com/

Shtuar më 09/06/2017, ora 16:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori