101 kg marijuana në makinë, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Janinë
Policia greke ka vënë në pranga një shtetas shqiptar pasi është kapur me drogë në makinë.

Mësohet se operacioni është zhvilluar në kufirin e gjelbër dhe po makina po tentonte të futej në tokën greke.

Ne portobagazhin e mjetit dhe ne sediljet e pasme, u gjeten dhe sekuestruan 13 pako me 101 kilogram 550 gram marijuanë.

Në pranga u vendos drejtuesi i mjetit një shqiptar 26-vjeçar, të cilit iu sekuestruan dhe 2 celularë. Mjeti rezulton të jetë marrë me qira në Greqi.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme në një tjetër operacion në Kallpaq të Janines, është arrestuar një 25-vjeçar shqiptar, pasi është kapur duke transportuar në këmbë një çantë që përmbante dy pako me 3 kg 350 gram marijuanë. /albeu.com/


Shtuar më 30/04/2017, ora 14:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori