U tregonte të miturave organin gjenital në mes të rrugës, kapet shqiptari në Selanik

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Selanik, pasi akuzohet se kryente akte te turpshme para vajzave të mitura në Greqi.

Siç shkruajnë mediet greke shqiptari u tregonte adoleshenteve organin e tij gjenital në rrugët e qytetit.

37-vjeçari pritet të dalë para gjykatës në ditët në vijim për tu njohur me masën e sigurisë.

Gjithashtu mësohet se i arrestuari ishte ilegal, pasi qendronte në Greqi pa dokumentacionin përkatës./albeu.com/