100-vjetori, të ftuar shumë personalitete botërore
Me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë në Shqipëri ndodhen disa personalitet të huaja të cilët nuk kanë refuzuar ftesat e palsë shqiptare për të qenë të pranishëm në këtë festë jubilare. Me ftesë të kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli në festime marrin pjesë kreu i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Gianfranco Fini, presidenti i delegacionit të Parlamentit Europian për Evropën Juglindore, Eduard Kukan dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Po ashtu edhe Fritz Neugebauer, President i Dyte i Parlamentit të Austrisë, Michel Berson, Kryetar i Grupit te Miqesise ne Senatin francez, Jerzy Wenderlich, Nen Kryetar i Parlamentit të Polonisë, Georgi Pirinski, Nën Kryetar i Parlamentit të Bullgarisë, Mohammed Abbou, Nën Kryetar i Parlamentit të Morokut, si edhe parlamentarë e senatorë nga Pakistani, Jordania etj. /albeu.com/
Shtuar më 28/11/2012, ora 12:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori