100-vjetori i pullës shqiptare, Berisha: Posta, promotor i Shqipërisë dixhitale
Në 100-vjetorin e pullës së postës shqiptare, në Muzeun Kombëtar është çelur sot një ekspozitë me pullat që janë përdorur gjate këtyre viteve nga posta. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe, kryeministri Sali Berisha, i cili ka shprehur falenderimet ndaj punonjësve të postë shqiptare dhe organizatorëve dhe koleksionistëve të pullave shqiptare në vite.


“Sot shqiptarët kremtojnë një ditë të shënuar, ditën e emërtimit 100 vjet më parë të pullës së parë shqiptare të shtetit shqiptar. Ky ishte një moment i rëndësishëm për konsolidimin e pavarësisë dhe shtetit shqiptar. Pas vulës së qeversë, pulla shqiptare ishte vula e dytë e shtetit shqiptar. Në 100 vite, pulla shqiptare është bërë një zëdhënese e shkëlqyer e të gjitha fushave në zhvillimin e këtij vendi. Ajo ka mishëruar ngjarjet e mëdha që kanë kaluar shqiptarët, arritjet e tyre. Ajo ishte një pasqyrë besnike e kohës së vet dhe sot vjen me një koleksion ndër më të pasurit. Pulla është një vulë e kohës, një vulë e shtetit. Posta shqiptare sot funksionon me postierin dixhital, i cili jep mundësinë e transparencës më të madhe. Posta u bë një promotor i zhvillimit të Shqipërisë dixhitale, u shpreh Berisha.
Shtuar më 04/05/2013, ora 12:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori