26 nëntori i këtij viti mbledh në Akademinë e
Shkencave të Shqipërisë, emrat më të
njohur të albanologjisë
shqiptare me rastin e Akademisë Solemne që do të mbahet për nder të 100-vjetorit të Pavarësisë. Kristo Frashëri,
Arben Puto, Ismail Kadare, Arbën Xhaferri, Françesko Altimari, Tito Johalas, Nikolla Pano, Pëllumb Xhufi, etj, do të jenë pjesë e kësaj akademie me referate që nxjerrin në pah ngjarjet para dhe pas Pavarësisë së vendit.
Sipas Gazetës
Shqiptare nga Kosova, shteti i 'dytë' shqiptar, është ftuar kryetari i Akademisë së
Shkencave Hivzi Islami ndërsa ftesë nuk i ka shkuar akademikut të mirë
njohur Rexhep Qosja, i cili është bërë i
njohur dhe i mirë
njohur pikërisht për shkak të kontributit që ka dhënë në albanologji. /albeu.com/
Shtuar më 22/06/2012,
ora 11:15