"100 viktima në morg", Rama akuza të forta ndaj gazetarëve
Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer ndaj gazetarëve, të cilët po protestojnë për paketën anti-shpifje.

Rama ka folur edhe për një tjetër lajm të rremë sipas tij, ku gjatë ditëve të vështira të tërmetit të 26 nëntorit u tha se në morg ka 100 viktima.

"Po ata që janë atje kanë publikuar lajmin se qeveria fshihte 100 të vdekur në morgun e spitalit, duke krijuar një situatë kaotike, me familjarë që për një arsye ose një tjetër kishin humbur kontakt me anëtarë të familjes që ishin shëndoshë e mirë”, tha kryeministri.

Ndërkaq, organizatat e gazetarëve i ka cilësuar si të rreme.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Në 26 nëntor ka vdekur një njeri i pafajshëm si rezultat i atyre njerëzve që janë te dera e paralmemtit. Ata që janë te dera e parlamentit ata sot do ishin të gjithë me borxhe për të paguar pafundësinë e detyrimeve si rezultat i shkeljes së të drejtave të njeriut, janë shkelës së të drejtës së njeriut që mos i cënohet në publik integriteti i tij, janë shkelës së të drejtës për të ndërtuar sipërmarrjen e tij të lirë, shkelës së të drejtës së shoqërisë për të qene e mbrojtur nga pasojat katastrofike të lajmeve të rreme.Dikush nga ata atje dha lajmin se spitali po shembet.

Deri këtu mund të shkojë, efekti negativ i fjalëve të lëshuara pa ansjë përgjegjësi. Liria e shtypit dhe fjalës për të thënë çfarë të duash, është edhe përgjegjësi. Po ata që janë atje kanë publikuar lajmin se qeveria fshihte 100 të vdekur në morgun e spitalit, duke krijuar një situatë kaotike, me familjarë që për një arsye ose një tjetër kishin humbur kontakt me anëtarë të familjes që ishin shëndoshë e mirë.

Po u jap raste shumë të freskëta, nuk po u flas për familjen time, nuk po u flas, për nënën, nuk po flas për vajzën tonë, nuk po flas për prindit e Ditmir Busatit, po flas për ata që ndryshe nga ne nuk e kanë një mikrofon për të thonë të vërtetën e tyre, për ata që ndryshe nga ne nuk e kanë Fb live me 1 mln ndjekës si unë. Nuk i kanë kushtet tona. Këtu e kam përr dhjetëra sipërmarrës që janë të detyruar të paguajnë që të heqin lajmin se qumështi është i helmuar, se specat sjellin deformime. Ata si mbrohen, në çfarë forme. Në formën që duhet të presin me shumë durim. Ndërkohë që një lajm i tillë u shkatërrom biznesin.

Kjo është një paketë që është konsultuar për 1 vit. Unë kam pasur bisedime edhe me arë kë Këshillit Europian. Jemi në presionin organizatave të rreme, Si organizata e Mero Bazes. Organizata të rreme fallto, si profilet falls në FB. Del te Rai 3 dhe flet për burjet që janë mbushur me gazetarë.

Hidhen si prostitua, i bëjnë prostituta këta, shërbëtorë të shtetit që i bëjnë hajdutë kusarë matrapazë, këta dhe kjo nuk është çështje opinionesh.
Shtuar më 18/12/2019, ora 12:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori