"100 mijë euro ose të zhdukëm", arrestohen dy të “fortët” e Vlorës
Pëlqej
Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Vlorës.

Mësohet se shtetasit 28 dhe 25 vjeç, akuzohen se kanë vendosur gjoba duke kërcënuar shtetasin Sh.S. 46 vjeç.

Sipas Policisë, Endri Beqiraj dhe Julo Rrokaj, prej muajsh kanë kërcënuar shtetasin Sh.S. banues në Vlorë gjithashtu.

Ditët e fundit këta shtetas e kanë kërcënuar edhe me jetë në rast se ai do të jepte shumën e kërkuar, pra 100 mijë euro.

Hetimet tregojnë se gjobvënia nisi pas një sherri banal mes Sh.S. 46 vjeç dhe Endri Beqirajt. /albeu.com/


Shtuar më 13/08/2017, ora 10:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori