21 emigrantë të infektuar nga koronavirusi, izolohet kampi në Greqi

Në një kamp në Ritsona, në afërsi të Athinës, 21 emigrantë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dhe autoritetet greke kanë vendosur të izolojnë totalisht kampin.

Raportohet se këto shifra janë shqetësuese, duke qenë se deri më tani janë bërë 60 testime.

Gjithsesi, autoritetet mendojnë se e kanë evidentuar personin e parë të infektuar, një grua shtatzënë me origjinë afrikane, e cila lindi fëmijën në një spital të kryeqytetit grek.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se situata po monitorohet me seriozitet dhe se emigrantëve nuk do t’i mungojnë kushtet dinjitoze dhe ndihma mjekësore.

Në Greqi, në total, deri më tani kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 1400 persona ndërkohë janë regjistruar 53 viktima.


Shtuar 2.04.2020 15:13