Shefi i NATO-s: Asnjë shenjë nga Putini për paqe, po planifikon luftë më intensive

Ndërsa pushtimi i udhëhequr nga Rusia në Ukrainë po i afrohet vitit të tij të dytë, nuk ka “asnjë shenjë” se Vladimir Putin ka ndryshuar ambiciet e tij, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Duke folur për CNN në Konferencën e Sigurisë në Mynih në Gjermani, ai tha: “Ne shohim të kundërtën. Ai nuk po planifikon për paqe. Ai po planifikon për më shumë luftë.”

Stoltenberg vuri në dukje luftën në qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut, ku forcat ruse, të ndihmuara nga grupi mercenar Wagner, kanë intensifikuar përpjekjet e tyre që kur morën kontrollin e qytetit fqinj të minierave të kripës, Soledar, një muaj më parë.

“Nëse kjo është ofensiva e madhe pranverore apo nëse është thjesht një lloj preludi për këtë, është pak e vështirë të thuhet”, shtoi ai.

I pasigurt se kur do të përfundojë konflikti, Stoltenberg theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme ushtarake nga Perëndimi, sipas CNN./albeu.com


Shtuar 20.02.2023 21:35