10 sekonda të frikshme, Luljeta Bozo: I mbrëmshmi nuk ishte tërmet për t’u shqetësuar
Mbrëmjen e djeshme Shqipëria u trondit nga një tërmet i fortë, prej 4.9 i shkallës rihter me epiqëndër në Bubq. Tërmeti zgjati rreth 10 sekonda dhe frikësoi keq shqiptarët të cilët ende nuk kanë kaluar emocionalisht tërmetin e 26 Nëntorit.

Specialistja e ndërtimit dhe inxhinierja Luljeta Bozo pasditen e sotme ishte e ftuar në rubrikën “Opinion” në “Neës24”, prej ku theksoi se njerëzit nuk duhet të shqetësohen nga tërmeti që goditi dje Shqipërinë.

Ajo tha se lëkundja e mbrëmshme e tërmetit në orën 21:15 minuta ishte një pasgoditje dhe të tilla do të vazhdojnë ende për një kohë të pacaktuar.

“Toka asnjëherë nuk ka për të gjetur paqe sepse kështu është i ndërtuar planeti ynë dhe sistemi diellor i ka këto. Janë fenomene shumë të zakonshme brenda rruzullit tonë tokësor.

Rruzulli është i përbërë nga jonosfera që çlirojnë energji të jashtëzakonshme dhe kjo energji shkon drejt pjesës sipërfaqes ku ndodhet korja tokësore. Kjo kore është këputur dhe janë krijuar 6 pllakat e famshme. Janë fenomene që ndodhin vazhdimisht.

Është normale që gjithë kjo energji që grumbullohet kur është në një sasi të madhe dhe e gjen zonën të dobësuar në sipërfaqe ndodhin.

Kjo është normale dhe këtë insistoj në takime me njerëzit. Duhet të bësh shumë në aspektin e edukimit. Këta që janë sot 40 vjeç nuk e kanë përjetuar dhe iu duk qamet i madh. Ne jemi në një territor që është shumë sizmik”, tha Bozo./albeu.com/

Shtuar më 29/01/2020, ora 18:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori