10 persona helmohen nga një restorant në ish-Bllok
Dhjetë persona janë helmuar nga ushqimi në një restorant në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Ata janë transportuar me urgjencë për në spital, ndërsa aktualisht janë duke marrë mjekim nga bluzat e bardha.

Mesohet se ata janë helmuar nga ushqimi i kontaminuar në një restorant në ish-Bllok. Këtij restoranti me emër në Tiranë i është pezulluar aktiviteti dhe ngjarja po hetohet. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 15:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori