10 muaj pa siguracion, Braçe tenton të korrigjojë “gabimin” në fshehtësi por …

Vetëm një ditë pas publikimit shkeljes flagrante të deputetit të Partisë Socialiste Erjon Braçe për siguracionin e mjetit dhe kolaudimin e makinës me të cilën lëviste, deputeti ka vendosur ta korigjojë gabimin e tij në fshehtësi.

Disa foto të publikuara nga JOQ shihet makina e Braçes në Qëndrën e Kontrollit Teknik të Automjetëve.

Sipas një dokumenti të publikuar ditën e djeshme, Braçe kishte 10 muaj që lëvizte i qetë pa bërë siguracionin dhe kolaudimin e makinës që më datë 29.04.2016.

Një shkelje e tillë ngjalli reagim publik, por nuk pati një reagim zyrtar nga ana e deputetit Braçe, i cili mëngjesin e sotëm është fotografuar bashkë me mjetin e tij në Qendrën e Kontrollit Teknik të Automjeteve./albeu.com/
Shtuar më 25/02/2017, ora 14:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori