10 mijë telefonata tek "127", urgjenca iu përgjigjet vetëm 3400 prej tyre
shqipëria ka shënuar zyrtarisht 15 të prekur nga koronavirusi, ndërkohë në Durrës ka humbur jetë një e moshuar, e infektuar në Itali.

Autoritetet shqiptare kanë vënë në dispozicion të qytetarëve një numër i cili është 127 për ta thirrur në çdo rast kur kanë dyshime se janë të infektuar me koronavirus, ndërsa ditën e djeshme zyrtarisht u tha se ka pasur mbi 3000 telefonata.

Ndërkohë ditën e sotme thirrjet janë trefishuar ndërsa mësohet se përgjatë 24 orëve të fundit janë bërë mbi 10 mijë telefonata, por ajo çfarë është shqetësuese ka të bëjë me faktin se këtyre thirrjeve u janë përgjigjur vetëm 3400 prej tyre.

Pra më shumë se 5000 qytetarë që kanë kërkuar ndihmë apo konsultë nuk kanë marrë një përgjigje nga Urgjenca Kombëtare.

Qytetarët nga ana tjetër kanë paraqitur ankesa pasi ua mbyllin telefonin pavarësisht se provojnë herë pas herë të lidhen me sallën operative të Urgjencës.
Shtuar më 11/03/2020, ora 22:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori