10 mije protestues marshuan sot ne Shkup
Albeu.com
Rreth 10 mijë protestues kanë protestuar sot në Shkup me moton “Për drejtësi”. Protesta ka filluar në orën 13.00 para gjykatave, dhe vazhdoi më pas para Kuvendit dhe para Qeverisë. Protesta e organizuar nga 40 shoqata joqeveritare shqiptare kaloi nën masa të forta sigurie.Protesta ka gjetur mbështetjen e DR-së, PDSH-së, BDK-së e BDSH-së, ndërsa është kundërshtuar vetëm nga BDI.

Protestuesit kanë brohoritur “Liri, barazi dhe drejtësi” dhe me sllogane, flamuj dhe pankarta janë nisur në drejtim të Parlamentit, më pas duke kaluar tek godina e Qeverisë dhe duke u rikthyer në vendin e fillimit të protestave para gjykatave.

Gjatë protestës Këshilli i Organizatave Shqiptare (KOSH) ka lexuar edhe letrën publike me kërkesat e saja. Ibrahim Koça nga KOSH theksoi se protesta e këtill detyroi shqiptarët që të dalin në rrugë në shenjë revolte kundër diskriminimit qeveritar antishqiptar. Organizatorët theksuan se marshi protestues nga Gjykatat, më pas Parlamenti dhe në fund Qeveria, simbolizon trinomin diskriminues institucional kundër shqiptarëve në Maqedoni. “Gjykata që dënon shqiptarët e pafajshëm, Parlamenti i dominuar nga maqedonasit që sjellin ligje antishqiptare si dhe Qeveria që aplikon më pas ligje antishqiptare”, kanë theksuar organizatorët.

Ndër kërkesat e shpalosur nga protestuesit janë: lirimi urgjent i të burgosurëve të rasteve të Sopotit, Brodecit; ndërprerja e procesve të hapura të Hagës; ndriçimi i fatit të personave të zhdukur nga uniformat zyrtare në vitin 2001 e më tej, ndërprerja e politikave diskriminuese në arsim, ekonomi dhe kulturë; ndërprerja e projektit Shkupi 2014, zgjidhja urgjente e përdorimit të gjuhës shqipe, simboleve kombëtare dhe ndarja e buxhetit në bazë proporcionale etj.

Protesta e organizuar nga 40 shoqata joqeveritare shqiptare kaloi nën masa të forta të sigurisë, qetë dhe pa incidente. Pas përfundimit të protestës, protestuesit janë shpërndarë në mënyrë të qetë, nën mbikqyrjen e forcave të mëdha të sigurisë që janë të pozicionuara për të siguruar rendin dhe qetësinë për gjatë vijës së protestuesve në rrugët qendrore të Shkupit.
Shtuar më 10/05/2010, ora 16:25
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori