Show më i ri televiziv i muzikës live rikthen Ledion Liçon në ekran (VIDEO)

Top Music Awards rikthehet në Top Channel, me anë të formatit A.Live.Night që sjell artistët më të mirë shqiptarë më pranë publikut.

Ky format ndahet në 13 episode, që sjellin artistët më të dashur nga shqiptarët në një qasje dokumentari muzikor, ku protagonistët rrëfejnë jetën e tyre personale dhe profesionale por edhe performojnë live hitet e tyre më të njohura.

Show i ri në Top Channel mban vulën e Ledion Liços, i cili po rikthehet fuqishëm në ekran.

Emisioni i ri nis të shtunën, më 30 prill në orën 21:00, dhe sjell artisrten Arilena Ara, që kujtojmë se do jetë moderatore i emisionit investigativ “Piranjat”, së bashku me Florian Binajn.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)


Shtuar 20.04.2022 10:52