10 kg hashash në serbatorin e makinës, pranga 39-vjeçarit
Një tjetër sasi droge ka sekuestruar policia e Korçës, ndërsa kanë vënë në pranga një 39 vjeçar. Lënda narkotike ishte e fshehurserbatorin e makinës, por ajo është pikasur nga uniformat blu.

Miksel Kita, banues në Korçë, u prangos pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij me targa AA543AR në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, i'u gjet një sasi prej 9.8 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar hashash. Droga ishte e mbështjellë me natriban dhe e ndarë në 14 pako, teksa ishte fshehurserbatorin e automjetit. /albeu.com/

Shtuar më 19/09/2015, ora 10:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori