10 foshnje të vdekura brenda 10 ditësh, deputeti i përgjigjet maternitetit
Pëlqej
Pas akuzave nga deputeti i PD-së Bardh Spahia se brenda 10-11 ditësh në maternitetin e Tiranës kanë vdekur 10 foshnje ka reaguar reaguar edhe Materniteti "Koço Gliozheni".

"Repartit të reaminacionit i janë shtuar 4 inkubatorë. Asnjë vdekje nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së inkubatorëve’, -thuhet në njoftimin e maternitetit.

Sipas drejtorisë së maternitetit, vdekjet kanë ndodhur për shkak të anomalive të rënda.

Por deputeti se ka lënë me kaq dhe ka reaguar me anë të një postimi në Facebook.

"E prisja ekzaktesisht ate lloj reagimi nga drejtuesit, ishte ashtu sic eshte vete “rilindja”, e papergjegjshme, mashtruese, cinike, siperfaqesore dhe per fat te keq per shume kend vrastare. Nje sistem komplet i centralizuar ne te cilin edhe kur konstatohen problemet apo ankesat e mjekeve dhe pacienteve reagimi nga ministria mungon fare, eshte i percipte apo me keq akoma tenton te mbuloje me ane te propagandes keto probleme”, shkruan ndër të tjera deputeti./albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018, ora 20:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori