Besiktasi “lë porosi” në Shqipëri, vëzhgon katër titullarët e Tiranës

Besiktas fitoi 0-2 me Tiranën në turin e dytë të Conference League, duke eliminuar nënkampionët e Shqipërisë nga Evropa. Gjiganti turk nuk është larguar nga Shqipëria pa lënë disa porosi. Vëzhguesit e bardhezinjve kanë pikasur katër nga lojtarët e Tiranës, me mediet turke që bëjnë me dije edhe emrat.

Regi Lushkja, Filip Najdovski, Florent Hasani dhe Florjan Përgjoni kanë qenë në “optikën” e klubit turk. Kur duhen edhe disa javë nga fundi i merkatos së verës, nuk është çudi që një nga katër emrat e mësipërm të jetë pjesë e gjigantëve të Turqisë, teksa deri në këto momente nuk ka një interesim konkret, veç vezhgimit.

Katër emrat e mësipërm bënë mirë në Europë, duke qenë deçiziv në katër paraqitjet e bardhebluve në Conference League, veçanërisht në kalimin e turit të parë kundër Dinamo Batumi.


Shtuar 5.08.2023 15:48

Tags: