Ditën e sotme në orën 12:00 Rruga e Kombit ka nisur me pagesë.
Pagesa varion nga 5 në 10 euro dhe ajo që preket më shumë nga kjo është Kosova dhe Kukësi.
Pas reagimeve të ashpra nga qytetarët e Kosovës, Shqipërisë dhe opozitës, ka reaguar Ministri i
Transportit dhe Infrastrukturës.
"
Koncesionari do të përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë Autostradën sipas një pakete të paracaktuar të standardeve të performancës për një periudhë 30 vjeçare të
koncesionit"- njofton ministria.
DEKLARATA E PLOTË
Në Marrëveshjen e
koncesionit, datë 6.12.2016 “Për ndërtim, përmirësim, shfrytëzim, mirëmbajtje të
Autostradës Milot Morinë”, miratuar me VKM nr.870, datë 14.12.2016 “Për miratimin e kontratës se
koncesionit, “Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e
autostradës Milot – Morine”, ndërmjet Republikës se Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e
Transportit dhe Infrastrukturës, dhe Konsoriumit “Catalyst Viva Das General Contracting, LLC-Salillari shpk – Bee Tech-Violiap Ateve – Kastrati sh.a., ndër të tjera parashikohet se:
Koncesionari përdor një shesh me dy kahe për pagimin e taksës ne afërsi të tunelit të Thirrës dhe
Koncesionari mbledh dhe mban të ardhurat nga taksa e
rrugës.
Objektivi kryesor i këtij projekti Koncesion/PPP i punimeve dhe shërbimeve është përmirësimi i
Autostradës dhe shfrytëzimi dhe mirëmbajtja efikase e saj.
Koncesionari do të përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë Autostradën sipas një pakete të paracaktuar të standardeve të performancës për një periudhë 30 vjeçare të
koncesionit.
Taksa e
rrugës karakterizohet dhe taksohet sipas përllogaritjes se klauzolës se kontratës se
koncesionit, në varësi të klasës së automjetit në bazë të klasifikimit të Automjeteve. /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2018,
ora 13:44