Cristiano Ronaldoi te Monza? Berlusconi jep fjalën e fundit

Silvio Berlusconi u largua ditën e djeshme nga “U-Poëer Stadium” pas një disfate së Monzës së tij nga Torino dhe ka folur rreth provës së skuadrës së tij dhe Cristiano Ronaldos.

“Do të duhet pak kohë, jemi përpjekur të forcojmë ekipin, do të na duhet pak kohë për të vajosur mekanizmat. Shpresojmë të mos shpërfytyrojmë dhe të vendosim disa hapa përtej rënies nga Serie A. Bëmë 13 blerje dhe jam unë ai që paguaj ( bën shaka).

A do të largohet Cristiano Ronaldo nga United dhe a do të prvojë unë ta sjell këtu? Do të duhej shumë fat, por unë nuk e kam menduar këtë gjë. Ai është një lojtar i madh dhe si një i tillë nuk do të vinte në një ekip të sapo promovuar”, është shprehur Berlusconi./ h.ll/albeu.com


Shtuar 14.08.2022 09:15