Kë po kërkojnë? Policia kontrolle me urdhër të SPAK në disa banesa në Elbasan, Librazhd e Peqin

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka urdhëruar kontrolle në disa banesa në Elbasan, Librazhd dhe Peqin.

Burime për Panorama Tv,  bëjnë me dije për se kontrollet janë kryer nga policia.

Mësohet se kontrollet janë urdhëruar pas letër porositës së mbërritur nga prokurorët maqedonas pas arrestimit të katër shtetasve shqiptarë në RMV për trafik droge.


Shtuar 27.06.2023 07:30