OKB: Këtë javë popullsia e botës do të shkojë 8 miliardë njerëz

Kombet e Bashkuara thonë se popullsia e botës do të arrijë në tetë miliardë javën e ardhshme dhe ky shihet si një moment historik kyç për njerëzimin.

Seksioni i OKB-së i cili merret me këtë çështje tha se popullsia do të vazhdojë të rritet në dekadat në vijim. Teksa jetëgjatësia pritet të rritet në një mesatare prej 77.2 vjet deri në vitin 2050, shkruan Daily Mail.

Deri më 15 nëntor 2022, numri i njerëzve në Tokë do të rritet në tetë miliardë, më shumë se tre herë më i lartë se numri 2.5 miliardë njerëz në botë në vitin 1950.

Rritja e jetëgjatësisë, si dhe numri i njerëzve në moshë për të lindur fëmijë, ka bërë që OKB-ja parashikon se popullsia e botës do të vazhdojë të rritet në rreth 8.5 miliardë në 2030, 9.7 miliardë në 2050 dhe do arrijë kulmin prej rreth 10.4 miliardë në vitet 2080.