1-vjetori i vrasjes së gjyqtarit, heshtje në familjen Konomi
Skerdilajd Konomi
Kaloj një vit nga vdekja tragjike e gjyqtarit të Vorës, 33-vjeçarit Skerdilajd Konomi, dhe çdo gjë ka ngelur në heshtje. Një mister ngelet vrasja e gjyqtarit , kur shumë drejtues institucionesh ditën që është bërë cermonia mortore premtuan dhe u zotuan se çdo gjë do të zbardhet dhe autorët do të vihen përballë drejtësisë.


Ngjarja e cila tronditi jo vetëm Vlorën por çdo qytetar, ishte një vrasje makabre, ku i ndjeri ka qëndruar më shumë se 20 minuta në automjetin e tij duke luftuar më jetën. Ka qënë ora 09: 04 minuta në afërsi të shkollës industrial në Vlorë ku është dëgjuar një shpërthim shumë i fortë, banorët dhe kalimtarët të cilët në atë orë kanë qënë të shumtë kanë vrapuar për të parë ngjarjen ,si dhe për të dhënë ndihmën e parë, por kur kanë parë se automjeti me të cilin udhëtonte gjyqtari ishte duke marrë flak, si dhe nga frika e një shpërthimi të dytë nuk kanë mundur ti japin ndihmën e parë.


Pasi ka marrë flakë automjeti kanë mbëritur dhe zjarrëfikëset të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit si dhe kanë nxjerrë nga makina gjyqtarin i cili ishte ende në jetë. Në mungesë të ambulancës i ndjeri është shoqëruar për në spital me mjetin e policisë, kur gjatë rrugës për në spital ai ka ndalur dhe frymëmarrjen.

Sot që ka kaluar viti në familjen Konomi mbizotëron heshtja, megjithëse deklaratat e familjarëve të gjyqtarit për vrasjen e birit të tyre, asnjë reagim nga ata që premtuan se shumë shpejt do të zbardhin vrasjen . Madje sot qytetarët shprehen se kanë pak besim tek drejtësia.


Në një banesë në zonën e ujit të ftohtë,mbi ish kampin e Punëtorëve , jetojnë prindërit e Skerdilajdit, i ati, Fotaqi dhe nëna e tij. Kjo portë që ka qënë e hapur dhe me hyrje dalje të afërmish dhe miq të gjyqtarit, tashmë është vetëm e mbyllur. Shpesh herë dy prindërit e gjyqtarit të vrarë shkojnë dhe për të parë dy fëmijët dhe nusen e djalit të tyre.

Në shtëpinë ku jeton Enkelejda me dy fëmijët vajzën Sibora 5 vjeçe si dhe djalin Fatjon 2 vjeç, është vënë nga drejtoria e policisë Vlorë një polic i cili kryen shërbim 24 orë duke mos lejuar askënd të dyshuar të ngjitet në pallat. Babai i të ndjerit, edhe pas një viti nuk ka dashur të thotë asgjë por jashtë kamerave është shprehur se ia ka lënë në dorë drejtësisë për gjetjen e autorëve. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2012, ora 15:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori