1 vjetori i liberalizimit: Berisha, shqiptarët e merituan
Një vit pas liberalizimit të vizave për shqiptarët, kreu i qeverisë Sali Berisha ka hedhur sërish akuza ndaj opozitës dhe kreut të saj Edi Rama se ishte përpjekur të pengonte këtë proces.

Në një konferencë për mediat kryeministri Berisha e ka cilësur liberliazimin e vizave si një akt tërësisht i merituar për shqiptarët. Në fjalën e tij ai u shpreh se tentativat e Ramës për të ndaluar këtë proces kishin dështuar.

“Kreu i opozitës për të bllokuar vizat me sjelljet e tij hap kutitë të çlirojnë vizat me letrat e tij se po hoqët vizat 1 milionë shqiptarë do të derdhen në Europë patën zero efekt në këtë proces” - është shprehur Berisha para gazetarëve.

Kryeministri tha gjithashtu se Rama nuk kishte mundur që të ndalte këtë proces, sikurse po bëntë me bllokimin e ligjeve me 3/5.
“Në këtë hap madhor në krye të opozitës është një njeri që bën çdo gjë për ta penguar atë. Shqiptarët ishin me fat sepse ky proces nuk bazohej me ligjet me 3/5 që mund ta bllokonte Rama si bllokoi ato që kanë të bëjnë me sigurinë rrugore, me trafiqet kriminale, përfshirë ato që kanë të bëjnë me gjykimin e kodit administrativ” - ka shtuar Berisha.

Heqja e vizave sipas kryeministrit kishte ardhur si pasojë e reformave të sukseshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare.
“Heqja e vizave erdhi si rezultat i reformave të thella dhe të gjithanshme të cilat vendosën standarte krejtësisht të reja të sigurisë. Reforma që shndërruan Shqipërinë në një prodhues të vërtetë të stabiliteti në rajon dhe më gjërë” përfundoi Berisha, ndërkohë që gjatë kësaj konference ai ka prezantuar edhe këshilltarin e tij për median./albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 13:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori