1 ton drogë në jahtin me flamur Italian, ndalohet skafisti italian
Një operacion i përbashkët mes forcave të policisë shqiptare kanë bërë të mundur sekuestrimin e 1 ton kanabis në Vlorë.

Droga gjendej në një velierë me flamur italian ndërkohë policia ka shoqëruar në polici dy skafistët, një shqiptar dhe një italian.

Operacioni i policisë u zhvillua në kushte shumë të vështira për motin për shkak se deti ishte me 5 deri në 6 ballë.

Njoftimi i policisë

Vlorë

Një tjetër operacion i përbashkët antidrogë po vijon të zhvillohet në det e tokë.

Operacioni nga Policia Kufitare Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare, GdF, D.V.P. Vlorë e D.V.P. Fier.

Operacioni me sinjalizim të radarit të Policisë Kufitare në Hoxharë.

Operacioni ka nisur në mesnatë nga Policia Kufitare e Delta Force .

Në operacion më pas janë përfshirë edhe Roja Bregdetare, GdF, DV.P. Vlorë, D.V.P.Fier e FNSH Fier.

Sekuestrohet rreth 1 ton lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Bllokohet midis Plazhit të Levanit dhe Darëzezës një Velierë me emrin “Nano Nini” me flamur Italian me 2 persona në bord, një Italian dhe një Shqiptar.

Skafistët kanë hedhur lëndën narkotike në det.

Policia po rikuperon lëndën narkotike.

Deri tani rreth 90 pako të mëdha janë sekuestruar nga ana e Policisë.

Skafistët janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.
Vijon operacioni.

Për hollësi të mëtejshme në përfundim të veprimeve. /albeu.com/

Shtuar më 20/09/2017, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori